Mësohet ku do zhvillohet finalja e Championsit, nuk është Londra as Stambolli

Meqenëse dy skuadra angleze Manchester City dhe Chelsea janë kualifikuar deri në finale, tifozët kanë kërkuar që përballja të zhvillohet në “Wembley”.

Por, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se finalja e LK do zhvillohet në Portugali, me saktësisht në Porto.

“Jo Stamboll, jo Londër. Finalja e Ligës së Kampionëve pritet të ndryshohet te Porto në orët në vijim. UEFA do lirojë komunikatë zyrtare se shpejti”, shkroi ai.

Kujtojmë se në finale do takohen Chelsea dhe Manchester City./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close