Chris Smalling, i cili këtë sezon luajti te Roma, ka fituar pëlqimin e ‘Giallorossi’, por kartoni i lojtarit i takon skuadrës së Manchester United.

Roma po bën gjithçka që të sigurojë shërbimet e anglezit, por duket se nuk do t’i kenë fondet e mjaftueshme për këtë transferim.
Kështu, skuadra nga kryeqyteti i Italisë ka përgatitur një tjetër plan, për një lojtar tjetër.
‘Dailymail’ shkruan se Jan Vertonghen është lojtari që do të jetë zëvendësuesi i Smalling te Roma, transmeton lajmi.net.
32 vjeçari do të jetë i gatshëm të largohet nga Tottenham si lojtar i lirë, gjatë kësaj vere, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.
Mbetet të shihet nëse Roma do të jetë zgjedhja e tij. /Lajmi.net/

