Anëtari i Brescia, Mario Balotelli mund të kërkojë një aventurë të re pas merkatos së verës.

Pas vetëm një sezoni me skuadrën e Brescia, Mario mund ta lë sërish kampionatin e Italisë, për të nisur një aventurë të re, në Turqi.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se agjenti i Balotelli, Mino Raiola, është në bisedime me skuadrën e Galatasaray.
Ish reprezentuesi i Italisë nuk ka arritur impresionojë me skuadrën e Brescia, duke mos dhënë paraqitjet e pritura.
Skuadra e tij tashmë renditet në pjesën e poshtme të tabelës dhe nëse kampionati do të vazhdojë, me shumë gjasë ata do të jenë në Serie B.
Balotelli synon që të mos vazhdojë me këtë skuadër dhe tashmë është në bisedime me Galatasaray.

