Man City dhe Man Utd garë edhe në merkato – vihen pas yllit të Bundesliga

Pep Guardiola dhe Ole Gunnar Solskjaer, trajnerët e dy skuadrave të Mançesterit, duan të bëjnë disa përforcime në fazën e mbrojtjes.

‘Sky Sports’ shkruan se dy rivalët lokalë janë në garë për nënshkrimin e yllit të Leipzig, Dayot Upamecano, transmeton lajmi.net.

City raportohet se do të kërkojë së paku dy mbrojtës në merkaton e verës, me 21 vjeçarin në krye të listës.

Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona dhe Arsenal janë në mesin e skuadrave që lidhen gjithashtu me Upamecano. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close