Dje u njoftua se ata do bëheshin klubi i parë nga La Liga që do të nisin stërvitjet, edhepse jo në mënyrë grupore.

Por me anë të një komunikate, klubi ka konfirmuar që kjo nuk do të ndodhë, transmeton lajmi.net.
Sociedad pranoi insistimin e Këshillit të Lartë të Sportit që objektet sportive duhet të mbeten të mbyllura gjatë gjendjes së alarmit.
”Lojtarët e Imanol Alguacil duhet të vazhdojnë të ushtrojnë, si deri tani, në shtëpi”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit. /Lajmi.net/

