Ferdinand: Messi më turpëroi në Ligën e Kampionëve

Ish mbrojtësi i Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, Rio Ferdinand, është kthyer për të kujtuar finalen e Ligës së Kampionëve 2011, kundër Barcelonës.

Në atë finale, Barca fitonte me rezultatin 3:1, me golat e Pedro, Messi dhe David Villa. Asokohe, argjentinasi Messi shkëlqente, duke pasur një paraqitje të veçantë, për të cilën foli edhe Ferdinand, duke thënë se turpërohej nga numri 10 i Barcelonës.

“Messi ishte vrasës. Ronaldinho ishte joreal, magjistar i lirë”, ka thënë Ferdinand fillimisht.

“Por, sa i përket Messi, ai do të bënte të gjitha ato, por do të kishte gjithmonë një gol ose një asistim në fund”, ka shtuar anglezi.

“Barca na dha mësim në Wembley. Qëndroja aty dhe i shihja ata teksa festojnë. Ishin Giggs dhe Scholes dhe ju thash: Ndihem i turpëruar nga ta. Messi mori meritat”, ishin fjalët e Ferdinand.

Ferdinand nuk është i vetmi, shumë mbrojtës të tjerë, përfshirë Patrice Evra që po ashtu luante me United, kanë vuajtur nga Messi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close