Kampionët e La Liga do të synojnë të përforcohen në secilin repart të mesfushës, përjashtuar portën.

E përditshmja spanjolle, ‘Mundo Deportivo’ tashmë ka zbuluar edhe prioritetet e Barcelonës, për merkaton e verës.
Barcelona dëshiron të kryej katër transferime gjatë merkatos së verës; dy për sulmin, një për mesfushën dhe një për mbrojtjen.
Lautaro Martinez është ‘9shi’ për të cilin Barca flitet se është afër ta transferojë. Por, këtu nuk ndalen dëshirat e katalanëve.
Ata duan edhe një lojtar për mesfushën dhe Fabian Ruiz është në mesin e emrave që pëlqehen më shumë.
Për mbrojtjen, Barca po sheh për të ardhmen dhe Upamecano ose Laporte mund të jenë ata që do të kontaktohen.
Krejt në fund, qershia mbi tortë do të ishte rikthimi në ‘Camp Nou’ i brazilianit Neymar.
Mbetet të shihet se cilat objektiva do të arrijë t’i përmbush skuadra e Barcelonës, pasi të hapet merkatoja e verës.

