Liga e vetme në Evropë që po luhet futbolli sot vjen me këto ndeshje

Belgjika, ka shpallur Club Bruggen kampion, ndërsa disa liga tjera shumë shpejtë mund të marrin të njëjtin vendim, me COVID-19 që vazhdon të shfaqet nëpër Evropë.

UEFA po insiston që kampionatet të vazhdohen, sidomos në ligat e forta të Evropës, ku parashihet të ketë humbje të mëdha nga të drejtat televizive.

Pa gjithë këto probleme, po kalon Bjellorusia.

Ky është vendi i vetëm në Evropë ku vazhdon të luhet futboll, dhe për ditën e sotme, në orar janë tri ndeshje.

Edhe pse një ligë modeste, kampionati i Bjellorusisë ka marrë vëmendjen këto ditë, si vendi i vetëm ku po luhet futboll./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close