Scholes: Vetëm kjo skuadër më ka kërkuar gjatë gjithë karrierës sime

Scholes kaloi tërë karrierën profesionale te United, madje duke dalë në pension, e për t’u rikthyer sërish edhe për një sezon në vitin 2012.

Ish mesfushori anglez, pretendon se besnikëria nuk e ndaloi Interin të bënte një qasje të guximshme në vitin 2008.

“Asnjëherë nuk isha i vetëdijshëm për ndonjë klub që vinte për mua”, ka deklaruar Scholes, përcjell lajmi.net.

“Më morën në telefon në vitin 2000 nëse isha i interesuar të shkoja te Inter, por kjo ishte e vetmja telefonatë që kam pasur ndonjëherë”.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar asgjë pas kësaj dhe menaxheri kurrë nuk më ka thënë asgjë”.

“Unë po luaja në klubin tim të fëmijërisë, isha djalë Mançester, ne fitonim trofe gjatë gjithë kohës”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close