Është Tottenham që së fundi ka hyrë në garë për yllin e Barcelonës, i cili këtë sezon është i huazuar te Bayern Munich, skuadër që nuk dëshiron transferimin e tij të përhershëm.

Mirror raporton se Barcelona dëshiron të shesë 27 vjeçarin, dhe kanë negociuar me Chelsean për një marrëveshje huazimi fillimisht, përcjell lajmi.net.
Gara për Coutinhon, është bërë edhe më e ashpër, me Tottenham që po kërkon shërbimet e tij tani.
Ditëve të fundit, interesim për brazilianin kanë shprehur edhe Manchester United dhe Arsenal./Lajmi.net/

