Zidane linte skuadrën e Francës me 10 lojtarë në momentet vendimtare të Kupës së Botës, të cilën Franca në fund e humbte.

Një nga reprezentuesit e Francës asokohe, Willy Sagnol, ka zbuluar së fundmi se nuk foli me Zidane për dy vite, pas këtij veprimi.
“U kthyem në dhomat e zhveshjes, aty ishte një djalë që kërkonte ndjesë. Por, nuk dëshiron ta dëgjosh. Je në zhgënjimin tënd, duhet të shkosh në banjo, të tymosësh 250 cigare në 10 minuta. Kjo është si e tejkalova”, ka thënë Sagnol, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk kontaktuam për dy vite. Në 2008, pas Kampionatit Evropian, unë do të martohesha. Gruaja ime më tha ta telefonoja. E telefonova. Ai nuk mund të vinte në festë, por isha i lumtur që erdhi në mëngjes. Ne patëm një bisedë të mirë, pastaj gjithçka u kthye siç ishte”, ka thënë ndër të tjerash ish anëtari i Bayern.
Humbja në finalen e Kupës së Botës duhet të ketë qenë një dhimbje e madhe për mbrojtësin e krahut, i cili për dy vite nuk i foli më shokut të tij. /Lajmi.net/

