Rangnick: Nuk ka marrëveshje me Milan

Rangnick ka mohuar të ketë ndonjë marrëveshje me skuadrën e Milan, sa i përket trajnerit të ardhshëm të ‘Rosoneri’.

Rangnick shihet si njeriu që do të marrë drejtimin e Milan si dhe postin e drejtorit sportiv te Milan.

Gjithsesi, ish trajneri i Leipzig ka thënë se nuk ka akoma ndonjë marrëveshje me Milan.

‘Nuk ka asgjë rreth kësaj”, ishin fjalët e Rangnick.

“Ka pasur disa tentime, por raportimet se ka një marrëveshje me Milan nuk përkojnë me realitetin”, ka thënë tutje Rangnick, transmeton lajmi.net.

Me stolin e Milan kanë filluar të lidhen edhe emra si Unai Emery apo Luciano Spalletti. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close