Komiteti Olimpik Italian ka vendosur që të shtyhet suspendimi i aktiviteteve sportive, në kohën e pandemisë Covid19.

Presidenti i IOC, Giovanni Malago ka konfirmuar se nuk do të ketë stërvitje për skuadrat, deri më 27 prill së paku.
“Jam në kontakte të vazhdueshme me ministrin Spadafora”, ka thënë Malago, transmeton lajmi.net.
“Mund ta imagjinoj dhe nuk besoj se jam gabim, që ajo që po përgatitet nga qeveria do të suspendojë stërvitjet”, ka thënë tutje presidenti.
“Deri kur? Së paku 27 prill ose në vikendin e 1 majit”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Në Serie A ka disa skuadra që duan të kthehen më herët në stërvitje, kurse ka nga ato që janë pro anulimit total të kampionatit dhe fillimit të përgatitjeve për sezonin tjetër. /Lajmi.net/

