Kritika të mëdha për Ronaldon, theu rregullat e izolimit në Portugali

Ylli i Juventusit ka stërvitur në stadiumin kombëtar në Madeira, shtëpi kjo për klubin CD Nacional.

Por, institucionet e sigurisë janë të bindur se Cristiano Ronaldo nuk ka “asnjë leje të veçantë”, pasi të gjithëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi, shkaku i shpërthimit të COVID-19.

Një zyrtar i lartë në Madeira, tha se Ronaldo nuk kishte një autorizim special për t’u stërvitur në stadium.

Ai deklaroi se Ronaldo kishte të drejt të stërvitej në përputhje me rregullat e vendosura për të gjithë.

Kujtojmë se Ronaldo ishte në mesin e pak lojtarëve që Juventus lejoi të kthehen në shtëpi në mes të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close