Messi zbuloi emrin e lojtarit që admironte

Vetë Lionel Messi ka zbuluar se një nga dëshirat e tij ka qenë të luante me Thierry Henry.

Dëshira e tij u plotësua në vitin 2007, kur Henry u largua nga Arsenal dhe i’u bashkua Arsenalit.

“Ditën e parë që ai hyri në dhomën e zhveshjes, unë nuk guxoja ta shikoja atë në fytyrë. E dija se çfarë kishte bërë ai në Angli, dhe pastaj ne ishim në të njëjtin ekip”, deklaroi Messi.

“Ndjej një lloj admirimi për të. Unë e adhurova. Lehtësinë me të cilën shënonte, mënyra si dilte i vetëm para portierit, përfundimi… ishte gjithçka kaq e natyrshme – karriera, driblimi, lëvizja e fundit. Gjithçka”.

Henry luajti me Messin tri sezone, dhe fituan Ligën e Kampionëve, dy tituj të La Ligas dhe Kupën e Mbretit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close