Shkupi humb nga Renova, fiton Shkëndija në Tetovë

Dueli ndërmjet dy ekipeve shqiptare në Çair, i ka takuar Renovës që fitoi Shkupin me rezultat 3:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron 21 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Golat për triumfin e Renovës i shënuan Ademi dhe dy herë realizoi Kadriu, ndërsa për Shkupin dy herë autor ishte Serzhinjo. Bardhekaltërit këtë ndeshje e mbyllën me 9 futbollist në fushë, pasi nga loja me kartona të kuq u përjashtuab Glishiq dhe Neto. 

Ndërkohë fitore me rezultat të thellë 4:1 ka marrë Shkëndija në Tetovë përballë Makedonija Gjorçe Petrovit. Dy herë Imeri dhe nga njëherë Neziri dhe Zejnullai tundën rrjetën e skuadrës nga Shkupi, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi golin e vetëm e realizoi Jasharovskit nga penalltia. 

Ndeshja tjetër të zhvilluar sot në Strumicë ndërmjet Akademia Pandevit dhe Borecit u mbyll me barazim pa gola./Sportmania.al 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close