Për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, të gjitha evenimentet sportive në Evropë janë suspenduar përkohësisht.

Njësoj kishte ndodhur edhe në Skoci, ku autoritetet kishin vendosur që deri më 10 prill të ketë pushim.
Por, së fundmi, vendimi për suspendimin e futbollit është vazhduar. FA skoceze ka vendosur të mos rikthehen në fushën e blertë deri më 10 korrik, transmeton lajmi.net.
NEWS | Joint Response Group Update – Thursday, 9 April.https://t.co/9bnHlL2uFZ
— Scottish FA (@ScottishFA) April 9, 2020
“Bazuar në këshillt e qeverisë, ne kemi vendosur unanimisht që të pajtohemi për vazhdimin e suspendimit në të gjitha nivelet e lojës, nga profesionalja deri në ato rekrutuese, deri më 10 korrik së paku”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e FA skoceze.
Vendim të ngjashëm pritet të marrin edhe federatat tjera të futbollit evropian. /Lajmi.net/

