Mohimi i golit, Ronaldo i frustruar doli nga fusha dhe hodhi në tokë shiritin e kapitenit

Cristiano Ronaldo u bë protagonisti kryesor i ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Portugalisë. Serbia ishte nikoqire e Portugalisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

Ronaldo pati një rast të mirë ku topi shkoi drejt rrjetës dhe u pastrua nga mbrojtësi por në fund gjyqtari vendosi të kundërtën.

Goditja e portugezit duket se kishte kaluar vijën e portës, por në fund gjyqtari vendosi kundër. Kjo gjë duket se e frustroi 36 vjeçarin, ai filloi të nervozohej dhe doli nga fusha duke mos iu besuar syve se çfarë ka ndodhur.

Ronaldo madje hodhi edhe shiritin e kapitenit në fushë nga frustrimi i tij, kujtojmë që pas protestimeve Ronaldo u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close