Turneu i kësaj vere është shtyrë për një vit për shkak të pandemisë koronavirus.

Bisedimet po vazhdojnë me përfaqësuesit e mikpritësve Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapest, Kopenhagë, Dublin, Glasgow, Londër, Mynih, Romë dhe St Petersburg, të udhëhequr nga Martin Kallen, CEO i eventeve të UEFA-s, transmeton lajmi.net.
Një zëdhënës i UEFA-s i ka thënë Sky Sports News: “UEFA EURO 2020 është paraparë të zhvillohet midis 11 qershorit dhe 11 korrikut 2021 me qëllimin për të patur të njëjtin program të ndeshjeve dhe të njëjtat qytete pritëse”.
“Sidoqoftë, në këtë fazë, orari i ndeshjes nuk është konfirmuar zyrtarisht. UEFA është në kontakt me të gjitha 12 qytetet pritëse për këtë çështje dhe njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur”. /Lajmi.net/

