Pasi erdhi nga Racing në Itali, Lautaro është bërë objektiv i top skuadrave të mëdha evropiane.

Kësaj gare padyshim i prin Barcelona, por duket se gara për ta transferuar sulmuesin e Interit nuk do të jetë e lehtë, përcjell lajmi.net.
Më herët u raportua se Lautaro kishte refuzuar Real Madridin, por këto pretendime i hedh poshtë agjenti i tij.
Beto Yaque i tha Mundo Deportivo: “Ai kurrë nuk ka thënë që nuk e pëlqen Real Madridin, vetëm se ai donte të kishte sukses në Racing”. /Lajmi.net/

