Kukësi ndahet me trajnerin Shpëtim Duro

Kukësi ka marrë vendim ta shkarkojë trajnerin, Shpëtim Duron. Lajmin e kanë bërë të ditur vet nga klubi i Kukësit, të cilët nëpërmjet një deklarate për mediat, kanë informuar për ndërprerjën e bashkëpunimit me trajnerin Duro për shkak të mungesës së rezultateve në xhirot e fundit të Superligës së Shqipërisë.

Deklarata e Kukësit për shkarkimin e Duros:

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

Shpëtim Duro drejtimin e skuadrës ku luan edhe Valon Ethemi i vendit tonë e mori verën e vitit 2019-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close