Sot Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zbuluar logon e re. Që nga hyrja në UEFA dhe FIFA, FFK ka përdorur dy logo, derisa gjithmonë ka pasur kritika të shumta për logot e përdorura, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, para pak minutave përmes një postimi në Facebook, FFK ka konfirmuar logon e re.
Ndërkohë, kujtojmë se nesër Kosova zhvillon miqësoren ndaj Lituanisë, derisa të dielën e pret Suedinë dhe pastaj do udhëtojë në Sevilla që të përballet me Spanjën.

