Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e plota ndaj Deportivo Alavesit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga. “Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi me dy skuadrat që nuk i konkretizuan rastet.
Ndërsa, në pjesën e dytë, ishte Luis Suarez që pas asistimit të Trippier që realizoi golin, që doli të jetë i fitores (54′).
Ky gol për uruguaianin ishte vërtet i rëndësishëm, meqenëse ishte i 500-ti në karrierë.
Nga ana tjetër, Alaves kishte mundësinë e artë, por Joselu humbi penalltinë.
Sidoqoftë, me këtë fitore, Atletico mban distancën në krye me 66 pikë, gjashtë më shumë se Real Madrid, derisa Alaves në vendin e parafundit me 23 sosh.

