Mane pyetet për titullin e Liverpoolit, thotë se jetët e njerëzve janë më të rëndësishme

Kampionati anglez, si të gjithë të tjerët në Evropë (Përjashtim ai i Bjellorusisë), janë pezulluar shkaku i COVID-19.

Liverpool është vetëm dy fitore larg titullit të parë pas pritjes 30 vjeçare, por rrezikon ta humbas atë, nëse Premierliga vendos të anulojë sezonin.

“Dua t’i fitojë ndeshjet dhe të marr trofeun, por me këtë situatë, çfarëdo që do të ndodh, do ta kuptoj”, ka deklaruar Mane, përcjell lajmi.net.

“Nëse nuk do të jetë kështu, unë do ta pranoj, është pjesë e jetës. Shpresojmë se do ta fitojmë vitin e ardhshëm”.

“Situatë e vështirë për Liverpoolin, por është më vështirë për miliona njerëz nëpër botë”.

“Disa nga këta njerëz kanë humbur anëtarët e familjes, dhe kjo është një situatë më e komplikuar”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close