Herolind Shala prezantohet te skuadra e re

Reprezentuesi kosovar, Herolind Shala është bërë me skuadër të re. Dy sezonet e fundit mesfushori ka luajtur në skuadrën norvegjeze, Valerenga, ai siguroi vendin e tretë vitin e kaluar me skaudrën nga Oslo.

Tani ai transferohet disa kilometra në perëndim të Oslos, dhe do të veshë fanellën e  Stabæk për sezonin e ardhshëm.

Shala ishte pjesë e Sparta Prague në Çeki, Kasimpasa në Turqi dhe Lungby para se të transferohej në Norvegji./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close