Manchester United vazhdon të paguajë gjithë stafin e punësuar

Gjatë së shtunës, Liverpool njoftonte se do të lirojë një pjesë të stafit nga puna, duke nxitur reagime të shumta në Britani.

Sot, Manchester United njofton se ata nuk do të ndjekin skemat e qeverisë britanike dhe do të vazhdojnë të paguajnë të gjithë të punësuarit.

Pagat do të vazhdojnë të paguhen të plota, deri në ndonjë vendim të ardhshëm (nëse do të ketë të tillë).

Të punësuarit që nuk mund të kryejnë punë nga shtëpia, inkurajohen të dalin vullnetarë në ndihmë të NHS ose komuniteteve lokale.

Njësoj si United, dje Manchester City kishin njoftuar se nuk do të lirojnë staf nga puna dhe se do të vazhdojnë të paguajnë paga. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close