Ish-trajneri i Kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli, është emëruar në postin e trajnerit të skuadrës franceze, Marseille. Marseille ishte pa trajner që nga koha e protestave të tifozëve, ku sipas mediave franceze pati edhe zënka në mes të trajnerit të atëhershëm, Andre Villas-Boas dhe zyrtarëve të klubit.

Tani, klubi francez ka zyrtarizuar emërimin e trajnerint të mirënjohur argjentinas përmes uebfaqes zyrtare.
Bashkë me Sampaolin, Marseille ka emëruar edhe Kryetarin e ri të Bordit, Pablo Longoria në një deklaratë të cilësuar si ndryshim historik në klub.
Sampaoli ishte trajner i skuadrës braziliane, Atletico Mineiro në sezonin 2020-21 dhe në sezonin 2019-20 ishte pjesë e Santos. Ai poashtu ishte në krye të reprezentacionit të Argjentinës në Kupën e Botës në vitin 2018.
Frank McCourt announces major changes, opening a new chapter for Olympique de Marseille.
— Olympique de Marseille
![]()
(@OM_English) February 26, 2021


(@OM_English)