Ozil nuk po mund të ‘ngrijë’ kokën lartë, drejt dështimit në Fenerbahce

Mesut Ozil nuk e ka nisur mirë aventurën e re me skuadrën e Fenerbahces. Që kur u transferua nga Arsenali në klubin e ri, ai ka zhvilluar pesë ndeshje me klubin e tij të ri, Fenerbahcen, mirëpo duke dështuar të regjistrojë ndonjë gol ose asistim në emër të tij deri tani.

Fenerbahce ka humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit kur Ozil ka luajtur, një statistikë negative.

Klubi i Ozilit humbi edhe kreun e tabelës gjatë ndeshjes ndaj Galatasaray dhe gjithashtu janë eliminuar nga Kupa.

Lojtari është parë duke kënduar himnin e Turqisë përpara ndeshjeve, diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë me Gjermanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close