Suedia është shteti i fundit që ka marrë masa më serioze ndaj koronavirusit.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me virusin, Federata e Futbollit të Suedisë ka sjellur vendim për të pezulluar fillimin e sezonit në kampionatin e futbollit elitar.
Futbolli suedez duhej të fillonte këtë fundjavë, por i njejti nuk nisi, ndërsa sot është sjell vendimi për tu pezulluar deri në një datë të pacaktuar. Nga Federata e futbollit suedez parashikojnë se sezoni mund të nis në fillim të muajit qershor.
Kujtojmë që tashmë në këtë situatë vetem Bjellurusia mbetet shteti i vetem ku luhet futbolli, pasi vet shteti nuk e ka parë të arsyeshme për të ndërprerë aktivitetet./Sportmania.al

