Crvena Zvezda zyrtarisht kërkon falje ndaj Ibrahimovicit, zotohet për dënimin e fajtorëve

Skaudra serbe, Crvena zvezda, ka kërkuar falje publikisht ndaj sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic. Milani udhëtoi në Beograd për tu përballur me Crvnena Zvezdën në kaudër të 1/16 të Europa League.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Por, Zlatan Ibrahimovic u bë pre e sulmeve të etiketuara ndaj tij nga tifozët në Beograd.

Ibra ishte në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes, por skuadra italiane ka dëgjuar ulërima të tifozëve ku thoshin “boshnjak i ndyrë”, të etiketuara për 39 vjeçarin.

Përmes një komunikatë për shtypin, klubi serb është zotuar që përgjegjësit e këtij incidenti do të dënohen.

“Si një klub, ne kemi bërë gjithçka për të siguruar që organizimi i ndeshjes të ishte në nivelin e dy klubeve të mëdha dhe nuk do të lejojmë që një individ primitiv të njollosë të gjithë mikpritjen e njohur tradicionalisht të vendit tonë dhe të njerëzve tanë ”, u tha në komunikatë.

“Crvena zvezda, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të gjejnë individin e lartpërmendur dhe do të insistojnë që ai të mbartë të gjitha pasojat e një sjelljeje të tillë” shtoi klubi.

Ndeshja u luajt pa tifozë në tribunat e stadiumit për shkak të kufizimeve të vendosura shkaku i COVID-19, por disa mbështetës u lejuan të shikonin nga një vend në  VIP.

Grupet e vështira të tifozëve serbë të futbollit janë përdorur shpesh për të promovuar nacionalizmin dhe përhapur propagandën politike në dekadat e fundit, dhe brohoritje të mbushura me urrejtje shpesh janë drejtuar ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve në Bosnjë.

Crvena Zvezda e Beogradit dhe klubi tjetër kryesor i futbollit të Serbisë, Partizani, si dhe ekipi Kombëtar, janë gjobitur për incidente të tilla në të kaluarën nga organi drejtues i futbollit Evropian, UEFA.

As Ibrahimovic dhe as UEFA deri më tani nuk kanë bërë ndonjë koment në lidhje me incidentin në ndeshjen e së enjtes./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close