Serena Williams ka arritur në çerekfinale të Australian Open në një ndeshje spektakolare ku mposhti tenisten Aryna Sabalenka.

Williams ishte duke humbur ndeshjen 1-4, për të prodhuar një rikthim magjik dhe për tu kualifikuar në çerekfinale.
Serena mundi Sabalenkën me rezultatin, (6-4), (2-6) dhe (6-4) në njërën nga duelet më interesante të këtij turneu.
“Unë vetëm ndjeva që edhe lojërat që humba ishin afër fitores. Jo të gjitha, por ndoshta shumica, unë vetëm duhej të luaja më mirë. E dija që mundja sepse ende nuk kam mbërrijtur majën dhe mendova me vete ‘Ok, Serena, e ke nën kontroll, vetëm vazhdo’”, tha Serena Williams pas fitores mahnitëse.
Në mbështetje të Serenës ishte edhe motra e saj, Venus./Lajmi.net/
.@serenawilliams fights on!
Serena defeats a gallant Sabalenka 6-4 2-6 6-4 in one of the most intense matches of the tournament
#AusOpen | #AO2021 pic.twitter.com/lvZBwD3ntJ
— #AusOpen (@AustralianOpen) February 14, 2021


