Bora shtynë për fundjavën e ardhshme 5 ndeshje të Ligës së Parë

Ndryshim plani të orarit të Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoni për arsye natyrore. 10-të nga 12-të ekipe sa numëron elita vendore, megjithatë nuk do të nisin sot gjysmësezonin pranverorë edhe pse skuadrat ishin përgatitur sot të ngrejnë siparin. 

Të rreshurat e borës kanë detyruar Komisionin për Gara pranë FFM-së të marrin vendim për shtyerjen e 5 ndeshjeve të xhiros së 19-të (takimi A. Pandev-Rabotniçki u luajt të shtunën) për fundjavën e ardhshme.

Për shkak të të rreshurave të borës në teritorin e gjithë vendit, ju informojmë se Komisioni për Gara pranë FFM-së vendosi që pesë ndeshjet e mbetura të xhiros së 19-të të Ligës së Parë që duhej të luhen sot, të SHTYHEN për fundjavën e ardhshme 21.02.2021 (e dielë)”, thuhet në komunikatën e FFM-së.

Përveç takimit A.Pandev-Rabotniçki (0:1) e luajtur të shtunën, sot duhej të zhvillohen takimet Sileksi-Shkëndija, Boreci-Shkupi, Struga T&L-Makedonija Gj.P., Renova-Bellasica dhe Vardari-Pelisteri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close