Sevilla me një ‘hap’ në finale, mposht Barcelonën në ndeshjen e parë

Sevilla ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-0 në Ramon Sanchez Pizjuan. Sevilla me dominim total ndaj Barcelonës, arrin që ta fitojë ndeshjen e parë gjysëmfinale në kuadër të Copa del Rey.

Me golat e Jules Kounde 25′ dhe Ivan Rakitic 85′, Sevilla ka siguruar pothuajse kalimin në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Në këtë ndeshje, Barcelona pati shumë probleme në mbrojtje.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 3 mars në Camp Nou, ku edhe do të vendoset përfundimisht finalisti i Copa del Rey.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close