Agjenti i Hysajt zbulon të ardhmen e lojtarit

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në qershor të këtij viti, këtë gjë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.

Çdo ditë e më shumë po vërëhet një skepticizëm që Hysaj do të nënshkruajë kontratë rinovimi me Napolin.

Mario Giuffredi, agjent i futbollistit, deklaroi se ai është në bisedime me disa skuadra dhe e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Napolit.

I pyetur mbi lajmet për rinovimin ai u përgjigj: “Kjo çështje është e mbyllur. Sezoni i ardhshëm, Hysajn do ta gjejë larg Napolit”, u shpreh ai.

“Po flasim me klube të tjera, siç e parashikon rregullorja e FIFA-s, duke pasur parasysh që Hysaj do bëjë maksimumin për Napolin deri në qershor”, tha Giuffredi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close