Rivaldo e lartëson Neymarin, kërkon transferimin e tij te Barca

Sulmuesi i PSG ishte i prirë për një kthim në ‘Camp Nou’ gjatë verës së kaluar, por ky transferimet dështoi të finalizohej.

Por, spekulimet e ditëve të fundit janë të mëdha, dhe lidhin sërish Neymar me Barcelonën.

“Thashethemet po rriten rreth qëllimeve të Barcelonës për të nënshkruar me Neymar dhe Lautaro Martinez në afatin kalimtar të transferimeve”, ka deklaruar Rivaldo, përcjell lajmi.net.

“Megjithëse argjentinasi i ri është një lojtar i mirë, unë mendoj se vetëm Neymar është një bast i caktuar për të pretenduar një vend fillestar në formacion krah për krah me Messin”.

“Duke parë vitet e fundit, ne kemi që shumë lojtarë të vlefshëm nuk arritën të luanin përkrah Messit, duke mos përmbushur pritëshmëritë”.

“Por Neymar, si Luis Suarez, është një nga lojtarët e paktë që nuk ndjen presion në fushë, duke luajtur me personalitet”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close