PSG refuzon të negociojë me Barcelonën, lidhur me Neymar

Paris Saint Germain nuk do ta konsiderojë fare shitjen e Neymar, duke tentuar ta lë Barcelonën të pashpresë.

Barca raportohet të ketë filluar të bëjë lëvizjet e para drejt rikthimit të Neymar, por kampionët e Ligue 1 nuk janë të gatshëm për këtë.

‘Sport’ raporton se PSG nuk duan të negociojnë fare për këtë punë dhe janë të fokusuar të sigurojnë marrëveshje të reja për 11-ën e parë të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Kontratat e shumë lojtarëve të PSG janë afër fundit, por edhe sfida me pandeminë mbetet primare për kampionët e Ligue 1.

Gjithsesi, Barca ka akoma besim se mund ta kthejnë lojtarin në ‘Camp Nou’, sidomos pasi kontrata e Neymar skadon në vitin 2021. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close