Icardi bën lëvizje drastike, vendos të rikthehet në Serie A

PSG po mendonte të blinte Icardin për 70 milionë euro në fund të sezonit, për të zëvendësuar Edinson Cavanin, i cili do të largohet.

Por, Icardi ka vendosur të mos qëndrojë në Paris, duke dëshiruar të rikthehet tek Inter.

Gazetta dello Sport raporton se Wanda i ka bërë të ditur vendimin drejtorit sportiv, Leonardos.

Ky vendim nuk pritet t’u pëlqej as drejtuesve të Inter, të cilët nuk llogarisin në shërbimet e tij, pavarësisht se ka edhe dy vite kontratë.

E ardhja e tij mund të jetë Juventus, të cilët për shërbimet e Icardit duhet të paguajnë 70 milionë euro./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close