Avioni privat i Lionel Mesit është ulur me urgjencë në Belgjikë.

Mediet në Belgjikë raportojnë se avioni kishte probleme me mjetet e uljes, teksa nuk besohet se Lionel Messi ishte në bord.
‘HLN’ raporton se avioni i Messit ishte rrugës për në Tenerife të Spanjës, dhe në Zaventem u ul për herë të parë në orën 9 të mëngjesit, për një arsye të paqartë.

Një orë e gjysmë më vonë, ai u ngrit sërish duke bërë një kthesë dhe ul sërish në aeroport. Gjatë fluturimit u zbulua se kishte probleme me pajisjet e uljes.
Pas riparimeve të nevojshme, avioni u nis për në Tenerife rreth orës 13:15.
https://twitter.com/FRBarca__/status/1071764847212277761

