Boksieri i njohur po mendon pensionimin për shkak koronavirusit

Amir Khan ka pranuar se po mendon seriozisht të tërhiqet nga boksi pasi ka filluar të përshtatet jetës së qëndruar i mbyllur shkaku i pandemisë.

Ish kampioni i botës ka këmbëngulur gjithmonë se duhet të vazhdojë karrierën në boks, por tani është ndalur duke e pyetur veten nëse duhet t’i varë dorezat.

33 vjeçari nuk ka hipur në ring që nga korriku i vitit të kaluar.

“A do të ndeshem përsëri? Unë nuk e di, jam me dy mendje. A duhet të ndeshem”, ka thënë Khan.

“Financiarisht, kam bërë mirë për veten time. A duhet të bëjë një luftë ëm shuëm që të mund të shkatërrojë tërë trashëgiminë time? Nuk e di përgjigjen”.

“Unë jam kundër vetes sime. Po debatoj me veten time a duhet të vazhdojë apo të ndalem një ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close