Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë ngritur sportin e futbollit në një nivel tjetër, dhe me të drejtë llogaritën si më të mirët në histori.

Kaka, ish fitues i Topit të Artë, ka qenë i radhës që është pyetur se cili është më i mirë, mes Messit dhe Ronaldos.
Edhe pse me pak hezitim, Kaka u përgjigj: “Messi. Messi është gjeni, është një talent i pastër, mënyra sesi luan është e pabesueshme”.
Braziliani nuk la pa lavdëruar edhe Ronaldon.
“Ishte një makinë. Nuk është vetëm mënyra se si është i fortë, fuqishëm, i shpejtë, ai është i fortë edhe mendërisht. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, ai dëshiron të luajë, të jetë më i miri, për mua është gjëja më e pabesueshme që ka Cristiano. Në historinë e sportit është në top 5 apo top 10 padyshim”.

