Chelsea rivalizon Barcën për Lautaro Martinez

Chelsea janë gati të konkurrojnë me Barcelonën, për yllin e Inter, Lautaro Martinez, në merkaton e verës.

‘Sport’ shkruan se ‘Blutë’ e Londrës janë duke u përgatitur që të paguajnë komplet shumën e kërkuar për argjentinasin, shumë kjo që shkon në 111 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Barcelona në anën tjetër mund të përdor edhe Arturo Vidal, për të ulur klauzolën e lojtarit.

Lautaro shihet si zëvendësuesi afatgjatë i Luis Suarez te Barcelona, por ‘Blaugranat’ nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë shërbimet e tij.

Merkatoja pritet të ketë një betejë të madhe mes Chelsea dhe Barca, për Lautaro. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close