Ministri i Sportit të Italisë jep lajmin e madh: Ja plani për të rifilluar me Serie A

Bllokimi është shtyrë deri të hënën, 13 prill, me një dekret të ri të Qeverisë mbrëmë që ndalon stërvitjen në ambiente edhe për atletët profesionistë.

Kjo qëndron në vijë me komentet e presidentit të FIGC, Gabriele Gravina që Seria A shpreson të rifillojë nga 20 maj, transmeton lajmi.net.

“Do të ketë një plan të jashtëzakonshëm për rinisjen e sportit nga maji”, shtoi sot Ministri i Sportit Spadafora.

“Kjo është kur shpresojmë të jemi jashtë urgjencës së koronavirusit dhe të fillojmë të mendojmë për të ardhmen. Sidoqoftë, në mënyrë që ne të rifillojmë në maj, na duhen të gjitha grupet sportive që të kenë burimet e nevojshme”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close