Raporti i Tuttosport që duke pasur parasysh që lojtari është jashtë kontratës me Chelsea këtë verë, kampionët italianë po e ‘monitorojnë’ atë, duke vlerësuar nëse mund të bëjnë një marrëveshje të mirë financiare.

Willian aktualisht është me familjen e tij në Brazil gjatë bllokimit për pandeminë koronavirus por pa asnjë lëvizje në lidhje me kontratën e Bluve, përcjell lajmi.net.
Çelësi i këtij transferimi mund të jetë marrëdhënia para-ekzistuese e lojtarit me menaxherin Sarri.
Sarri punoi me Willian gjatë sezonit të tij të vetëm me Chelsea ku përfundoi duke mposhtur Arsenalin në Baku për të fituar në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/

