Kjo pandemi, ka sjellë një krizë të madhe te sportet, me shumë ngjarje që tashmë janë pezulluar dhe anuluar.

Përhapja e COVID-19 mund të çojë deri në anulimin e Wimbledon.
Turneu më i madh i tenisit ishte planifikuar të fillonte më 29 qershor, diçka që duket e vështirë tani.
BBC raporton se ka pasur një seri takimesh dhe brenda 48 orëve do të vendoset për anulimin e Wimbledon.
Në rast anulimi, do të ishte hera e parë që Wimbledon nuk zhvillohet që nga Lufta e Dytë Botërore.

