Pandemia COVID-19 po shkakton humbje të mëdha në botën e sportit.

Disa skuadra tashmë kanë njoftuar se lojtarët kanë pranuar të ulin pagat deri në kalimin e kësaj situate.
Një veprim të njëjtë do ta bëjë edhe Inter.
ANSA raporton se ka pasur takim mes drejtuesve të klubit, trajnerit Antonio Contes dhe kapitenit Samir Handanovic për të diskutuar për këtë çështje.
Tutje raportohet se lojtarët janë të gatshëm të ulin pagat deri në fund të sezonit.

