Kriza te Anderlecht, Kompany paguan lojtarët

Skuadra belge, Anderlecht u ka kërkuar lojtarëve që të sakrifikojnë një pjesë të të ardhurave të tyre, për të ndihmuar klubin në mes të krizës me COVID-19.

Por, është tani Kompany që ka vendosur të marrë përgjegjësinë nëse lojtarët nuk janë në gjendje të bëjnë një gjë të tillë, sipas Het Laatste Nieuws.

Ish kapiteni i Manchester Cityt që verën e kaluar u transferua në Belgjikë, raportohet se do të paguajë shokët e tij të skuadrës, nëse ata nuk mund të heqin dorë nga pagat e tyre.

Ulje të pagave të lojtarëve tashmë kanë bërë shumë skuadra nëpër botë, përfshirë Juventusin dhe Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close