Befasia e vitit: Sterling rikthehet te Liverpool?

Anësori i Manchester Cityt, Rahem Sterling, është lidhur me një rikthim të papritur te Liverpool, përcjell lajmi.net.

L’Equipe pretendon se anglezi mund të rikthehet sërish në ‘Anfield Road’ gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Vetë lojtari ditë më parë foli fjalë të mira për Liverpool, duke thënë se atë skuadër do ta ketë gjithmonë në zemër.

Sterling te Manchester City është transferuar pikërisht nga Liverpool në vitin 2015, duke ndihmuar ‘qytetarët’ të fitojnë dy tituj të kampionit të Premierligës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close