Futbollisti shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj mund të përfundojë te skuadra e Romës. Sipas “Gazeta dello Sport”, shqiptari është në radarët e Romës, të cilët dëshirojnë që të përforcojnë mbrojtjen me një një lojtar kualitet si Hysaj. Futbollisti i Kombëtares kuqezi pritet të largohet nga Napoli si lojtar i lirë në fund të kontratës që i skadon verën e vitit të ardhshem dhe ai duket të jetë opsion i mirë dhe më pak i kushtueshëm për skuadrën nga kryeqyteti italian. Ndërkohë këta të fundit po shohin edhe opsionin tjetër që ta rrëmbejnë Hysajn që nga janari. Përveç Hysajt, Roma është e interesuar të merr në radhët e veta edhe Arkaduiz Milikin.


