Është shënuar edhe viktima e parë skuadër nga Covid19.

Shtatë herë kampionët e Sllovakisë, MSK Zilina, ku luan edhe futbollisti shkupjan, Besir Demiri nuk kanë arritur t’iu bëjnë ballë dëmëve ekonomike të shkaktuara nga Covid19.
Zilina ka njoftuar të gjithë lojtarët se ata duhet të gjejnë skuadër të re, dhe se skuadra është në likuidim.
Në sezonin aktual, Zilina pozicionohet në vendin e dytë në Superligën e Sllovakisë, por duket se ata do ta kenë të pamundur të kthehen nga kjo traumë.

