Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu i ka dhënë fitoren dhe kualifikimin MOL Fehervarit në çerekfinale të Kupës së Hungarisë.

MOL Fahervar ka fituar Ujpeshtin me rezultat 1:0, ndërsa golin e vetëm e ka shënuar mbrojtësi nga Gostivari.
Musliu gjeti rrjetën në minutën e 89-të të takimit, duke u gjetur më së mirë në tollovinë e krijuar në brenda zonë të kundërshtarevë pas goditjes të rëvënies nga këndi, për të realizuar për shifra 1:0.
Ky gol i ka dhënë kualifikimin Fahervarit për në fazën tjetër të Kupës së Hungarisë, pasi ndeshja e parë e luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve u mbyll me barazim pa gola./Sportmania.al

